SEMA

I frymëzuar nga defi shqiptar — ritmi që ka shoqëruar gratë ndër shekuj në gëzim, dhimbje, dashuri dhe festë — “SEMA” bashkon kujtesën e lashtë me feminitetin modern. Në qendër të tij, vepra e pikturuar me dorë portretizon gruan shqiptare si bartëse dhe mbrojtëse të traditës. Ashtu si monedhat e stolive veriore dhe tingulli i defit, çdo element rrëfen përkatësi, dinjitet dhe forcë. Një krijim haute couture, i konceptuar që rrënjët shqiptare të mos mbeten të mbyllura në muze, por të vazhdojnë të jetojnë mbi trupin e gruas moderne.

Vërtetohet se kjo vepër artistike e artit të bizhuterive:

 

Titulli: SEMA
Koleksioni: “Një popull që këndon historinë e tij nuk zhduket kurrë.”
Frymëzuar nga: instrumenti muzikor tradicional def, simbol i ritmit, harmonisë dhe lidhjes shpirtërore
Numri i veprës: 04 / 0925 (edicion ultra i kufizuar)
Viti: 2025

Vepër autentike artizanale e artit të bizhuterive.